Lidhje

Vazhdojnë goditjet në Afganistan - 2001-10-12


Aeroplanët amerikanë dhe të vendeve aleate kryen sot para agimit sulme të tjera në afërsi Kabulit, duke goditur objektiva talebane dhe baza që dyshohet se u përkasin terroristëve.

Sipas njoftimeve, aeroplanët luftarakë hodhën bomba pa pushim në një zonë në veri të Kabulit, ku luftëtarët talebanë po ndeshen me trupa të Aleancës Veriore të opozitës.

Mbrëmë vonë, një zjarr i madh u pa në jug të Kabulit, ku aeroplanët bombarduan një depo municioni pranë një kampi të dyshuar për stërvitjen e terroristëve. Sipas një njoftimi, nga një fshat afër Xhalalabadit janë nxjerrë trupat e të paktën 160 civilëve.

Shtetet e Bashkuara thonë se u vjen keq për humbjen e çdo jete civilësh, por mohojnë pretendimet e regjimit taleban se ushtria amerikane po vë në shënjestër civilët.

XS
SM
MD
LG