Lidhje

Fëmijët amerikanë në ndihmë të shokëve të tyre afganas - 2001-10-12


Presidenti Bush u kërkoi fëmijëve të Amerikës që të marrin pjesë në një përpjekje për veçantë për të ndihmuar fëmijët e Afganistanit. Vendi i tyre ka përjetuar shumë luftëra dhe vuajtje, tha presidenti mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë. Shumë fëmijë në Afganistan, shtoi presidenti, janë të uritur dhe të kequshqyer.

Një e treta e fëmijëve të Afganistanit janë jetimë, prandaj ne mund dhe duhet të ndihmojmë, tha presidenti Bush. Presidenti u kërkoi fëmijëve të Amerikës që të kontribuojnë në një fond të veçantë, i mbikqyrur nga Kryqi i Kuq, i cili do të dërgojë ushqime dhe ilaçe për fëmijët në Afganistan.

Ai propozoi që çdo fëmijë të dërgojë një dollar tek ky fond. Duke vepruar tani, tha presidenti, fëmijët amerikanë mund të ndihmojnë fëmijët afganë që të përgatiten dhe ti shpëtojnë dimrit që po vjen.

XS
SM
MD
LG