Lidhje

Afganistan: rifillojnë goditjet ajrore - 2001-10-13


Sulmet ajrore kundër objektivave terroriste dhe ushtarake në Afganistan vazhduan edhe sot ndërkohë që regjimi taleban i vendit refuzoi shansin e dytë për të dorëzuar Osama bin Ladenin.

Aeroplanët amerikanë dhe britanikë goditën objektiva në kryeqytetin Kabul dhe në Kandahar. Dëshmitarë thonë se një bombë goditi një lagje banimi në jug të aeroportit të Kabulit duke vratë të paktën një civil dhe plagosur katër të tjerë. Një njoftim i rrjetit CNN thotë se një bombë me precizion të lartë e hedhur nga një aeroplan luftarak i marinës amerikane u shmang rreth 2 kilometra nga objektivi. Një zëdhënës i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se ky njoftim tani për tani nuk mund të konfirmohet.

Zyrtarët talebanë pretendojnë se të paktën 300 civilë janë vrarë gjatë shtatë ditëve të bombardimeve megjithatë edhe ky njoftim nuk mund të konfirmohet nga mjetet e pavarura. Lëvizjet e gazetarëve në brendësi të Afganistanit dhe në kufi me Pakistanin janë shumë të kufizuara.

Ndërkohë, zyrtarët talebanë refuzuan të dorëzojnë Osama bin Ladenin. Një zyrtar i Talebanit në Kabul tha se bin Ladeni nuk do të dorëzohet pa dokumentacion të besueshëm për akuzat kundët tij.

XS
SM
MD
LG