Lidhje

Uzbekistani plotëson kërkesat amerikane - 2001-10-13


Shtetet e Bashkuara dhe Uzbekistani arritën një marrëveshje që u lejon trupave amerikane të veprojnë nga bazat ushtarake në Uzbekistan. Si shkëmbim Uashingtoni jep garanci se do të përpiqet për të mbrojtur sigurinë e kësaj republike ish-sovjetike nëse paraqitet nevoja.

Pakti bën thirje për bisedime urgjente mbi sigurimin, nëse Uzbekistani ndeshet me ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga terroristët. Washingtoni dhe Tashkenti e bënë të ditur arritjen e marrëveshjes dje, pesë ditë pasi Talebani tha se do të dërgojë mijëra luftëtarë në rajonet në kufi me Uzbekistanin.

XS
SM
MD
LG