Lidhje

Izraeli dhe palestinezët nën trysni - 2001-10-13


Pritet që Izraeli të lehtësojë nesër bllokadën e tij afro një vjeçare ndaj territoreve palestineze. Njoftimet nga Jeruzalemi citojnë burime zyrtare sipas të cilave kabineti do të diskutojë mbi këtë çështje në një takim të tij dhe pritet që kryeministri Ariel Sharon të bëjë të ditur në atë kohë vendimin.

Zyrtarët izraelitë thonë se vendimi për të hequr kufizimet është rezultat i uljes së nivelit të dhunës gjatë javëve të fundit si dhe një përpjekje për t’i dhënë shtytje përpara negociatave. Shtetet e Bashkuara i kanë ushtruar trysni Izraelit dhe palestinezëve që të ndalin luftimet dhe të rifillojnë bisedimet e paqes për të shtuar përpjekjet për një front ndërkombëtar anti-terrorizëm. Në një tjetër zhvillim, Britania tha se udhëheqësi palestinez Yasser Arafat do të shkojë të hënën në Londër për t’u takuar me kryeministrin britanik Tony Blair.

XS
SM
MD
LG