Lidhje

Bush refuzon ofertën e fundit të Talebanit - 2001-10-15


Presidenti Bush hodhi poshtë një ofertë të regjimit taleban të Afganistanit për të diskutuar lidhur me dorëzimin e terroristit të akuzuar, Osama Bin Laden në një vend të tretë me disa kushte. Presidenti Bush përsëriti dje qëndrimin e tij të mëparshëm se me autoritetet taleban nuk do të zhvillohen negociata.

Presidenti tha gjithashtu nuk ka nevojë që të diskutohet fajësia apo pafajësia e të ikurit saudit, i cili është identifikuar si organizator i sulmeve terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Po dje, një zyrtar i lartë taleban tha qeveria e tij është gati tia dorëzojë Osama Bin Ladenit një vendi neutral, në qoftë se Shtetet e Bashkuara paraqesin prova rreth fajësisë së Osama bin Ladenit dhe në qoftë se ndalohet fushata amerikane e bombardimit në Afganistan.

XS
SM
MD
LG