Lidhje

Roli i ish mbretit afganas - 2001-10-15


Mbreti në mërgim i Afganistanit, Zahir Shah, i cili mbushi 87 vjeç dje (14 tetor), ka dërguar një delegacion të mbështetësve të tij në Islamabad për t’u takuar me zyrtarët e Pakistanit. Ish mbreti ka dalë si figurë kryesore, kur diskutimet janë kthyer në të ardhmen e Afganistanit pas rënies së talebanëve.

Për më shumë se 20 vjet, refugjatët afganë e kanë bërë Peshavarin vendin e tyre. Qyteti është bërë tani strehim i refugjatëve politikë dhe të papriturave më shumë se kurrë më parë. Udhëheqësit e mërguar, që ishin larguar janë kthyer përsëri atje. Një prej tyre është Abdul Haq, dikur një prej muxhahedinëve më të fuqishëm apo komandantëve të kryengritësve që luftonin ushtrinë sovjetike. Zoti Haq u plagos shumë herë dhe humbi njerën këmbë në luftime. Biznesmeni që ishte sistemuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe u largua nga Peshavari disa vjet më parë, i irituar nga divergjencat mes ish kolegëve të tij dhe dhunës që përfshiu Afganistanin në fillim të viteve 90-të.

Tani, Abdul Haq është kthyer në Peshawar, duke patur si synim bashkimin e fraksioneve të Afganistanit në luftë me njeri tjetrin. Ai thotë se është duke zhvilluar bisedime me komandantët e vjetër muxhahedinë si edhe me komandantët talebanë, të cilët e kanë humbur besimin tek udhëheqësit e tyre. Abdul Haq thotë se konflikti i gjatë në Afganistan mund të përfundojë në qoftë se fraksionet ndërluftuese të vendit bashkohen nën mbretin Zahir Shah:"Disa nga komandantët talebanë janë të lodhur dhe të ngopur me sistemin e tyre që e dinë se ka dështuar. Ata po kërkojnë ndryshime. Ata duhet të bashkohen me disa grupe fisnore në Afganistan për të sjellë ndryshime në Kabul. Duhet kthyer përsëri mbreti në Afgansitan dhe t’i jepet fund luftës një herë e përgjithmonë".

King Zahir Shah u rrëzua nga pushteti dhe u largua nga Afganistani në vitin 1973 dhe nuk u kthye asnjëherë. Udhëheqësit talebanë në Afganistan e kanë vënë në lojë idenë për rolin e mbretit Zahir Shah si faktor paqeje. Disa udhëheqës në mërgim kanë shprehur shqetësime lidhur me mungesën e mbretit për një kohë të gjatë nga skena politike e vendit. Pir Sayed Isahq Gailani është një tjetër udhëheqës i shquar taleban, i cili kryeson tani në koalicion me bazë në Peshavar të quajtur Këshilli për Paqen dhe Bashkimin e Afganistanit. Zoti Gailani thotë se mbreti Zahir Shah nuk ka qënë aq larg politkës së Afganistanit sa mendojnë shumë njerëz. "Kjo nuk është e vërtetë. Ai ka qënë gjithmonë i interesuar dhe i angazhuar në çështjen e Afganistanit. Gjithashtu, herë pas here ai ka shprehur shqetësimet e popullit afgan".

Shumica e udhëheqësve politikë në Pesahvar thonë se duan që mbreti të luajë rolin e tij në vendosjen e paqes në Afganistan. Edhe shumë qytetarë afganas kanë besim se mbreti mund të ndihmojë. Megjithatë, shumë prej tyre si 23 vjeçari Ramatullah, thonë se qytetarët e zakonshëm afganas nuk do ta mbështesin mbretin, në qoftë se ai kthehet me ndihmën e një fuqie të huaj si Shtetet e Bashkuara. "Në këto kohë shumë të rinjë e duan mbretin. Baballarët dhe gjyshërit tanë na kanë thënë se qeveria ishte shumë e mirë në Afganistan në të kaluarën, prandaj edhe ne tani e duam mbretin. Problemi është se çfarë reagimi do të ngjallë kthimi i tj me ndihmën e Shteteve të Bashkuara".

Ramatullahu, i cili është i papunë, thotë se nuk do të donte asgjë më shumë se sa kthimin në shtëpinë e tij në Xhelalabad, në pjesën lindore të Afganistanit, dhe të ndihmonte në rindërtimin e vendit të tij. Ramatullahu thotë se do të donte që Afganistani të ishte ashtu si para lindjes së tij, kur qeveriste mbreti. Megjithatë, ai thotë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Tani, ai thotë se kontributi më i madh që mund të japë mbreti Zahir Shah në këtë pjesë të jetës që i ka mbetur është bashkimi i fraksioneve të luftëtarëve afganë, në mënyrë që afganët e zakonshëm si ai vetë të kenë mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG