Lidhje

Bush i kërkon Kongresit fonde shtesë për bioterrorismin - 2001-10-15


Administrata e presidentit Bush ka në plan ti kërkojë kongresit të miratojë një shumë prej 1,5 miliardë dollarë për të luftuar kërcënimin e një sulmi biologjik. Një pjesë e këtij fondi do të përdorej për të blerë antibiotikë të mjaftueshëm për të kuruar 12 milion nerëz brënda 60 ditësh, 6 herë më shumë se sa antibiotikët që janë tani në dispozicion. Qeveria ka kërkuar gjithashtu më shumë vaksina kundër lisë.

Këto zhvillime përkojnë me shqetësimet lidhur me numrin në rritje të persona, që po mjekohen për ekspozim ndaj agjentit biologjik. Dje, edhe 3 persona rezultuan se janë ekspozuar ndaj antraksit, duke e çuar në 12 numrin e personave, që po mjekohen me antibiotikë në gjithë vendin. Një person po kurrohet kundër bakteries antraks në lëkurë, një formë më pak e rrezikshme e kësaj sëmundjeje dhe pritet të shërohet plotësisht. Një viktimë tjetër vdiq nga atraksi në fillim të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG