Lidhje

Përkujtohen viktimat e terrorismit - 2001-10-15


Më 11 shtator, terroristët rrëmbyen katër avionë amerikanë. Dy prej tyre i rrëzuan mbi Qendrën Botërore të Tregëtisë në New York, një të tretë në Pentagon, pranë Washingtonit. Mijëra vetë u vranë gjatë këtyre sulmeve. Në avionin e katërt, disa nga pasagjerët me heroizëm u përleshën me terrorisët dhe nuk i lejuan ata ta rrëzonin avionin mbi një tjetër ndërtesë. Por të gjithë u vranë, kur avioni u rrëzua në një fshat në Pensilvani.

Të enjtën, një muaj pas sulmit terrorist, u zhvilluan ceremoni përkujtimore për viktimat. Siç tha presidenti Bush në Pentagon, ”Rrëmbyesit e avionëve ishin instrumente të së keqes, të cilët e çuan dëm jetën e tyre. Por prapa tyre fshihet një kult i së keqes, që përpiqet të dëmtojë njerëzit e pafajshëm dhe kënaqet me vuajtjet e tyre... Aktet me dhunë që ata kryejnë janë të formës më të keqe, ndërkohë guxojnë të pretendojnë se i kryejnë këto vepra emër të Zotit.

Siç theksoi presidenti Bush, sulmet terroriste u kryen pikërisht 60 vjet pasi filloi ndërtimi i Pentagonit, ku janë zyrat e Minstrisë amerikane të Mbrojtjes. Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara sa po zgjoheshin nga terrori nazist në Evropë. Mbrëmjen e 11 shtatorit të vitit 1941, tha presidenti Bush, ”Presidenti i asaj kohe Franklin Roosvelt mbajti një fjalim drejtuar vendit. Rreziku, -paralajmëroi presidenti Roosvelt,- tani ndodhet këtu. Ky rrezik vjen jo vetëm nga një armik në frontin ushtarak, por nga një armik i çdo lloj ligji, lirie, morali dhe feje”.

Sot, tha presidenti Bush, një armik i ri është shfaqur, që mohon çdo kufi të ligjit, moralit dhe fesë. Terroristët nuk e gjejnë vendin e vet askund, në asnjë kulturë dhe në asnjë besim. Ata jetojnë në pikat e errëta të botës. Por ne do t’i gjejmë ata edhe atje.

Presidenti Bush u ka dhënë urdhër forcave të armatosura amerikane të fillojnë sulmin ajror kundër Afganistanit. Këto forca tani po eliminojnë qendrat e regjimit taleban të Afganistan, ku strehohen terroristët e Al-Kaidës, që janë përgjegjësit e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Regjimi taleban, siç theksoi presidenti Bush, ”nuk i ka sjellë, veçse mizori popullit të Afgnaistanit. Këta udhëheqës e quajnë veten burra të shenjtë, megjithëse dihet që fitojnë para nga trafiku me heroinë. Ata e konsiderojnë veten si besimtarë dhe të devotshëm, ndërkohë që sillen me brutaliet të egër ndaj grave.” Por sot, tha presidenti Bush, nuk ka më strehë për Al-Kaidën, dhe as për regjimin taleban.

Ashtu sikurse 60 vjet më parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara kanë filluar një luftë, së cilës nuk i dihet fundi. ”Megjithatë, tha presidenti Bush, ne nuk frikësohemi. Çështja jonë është e drejtë dhe për të ja vlen të sakrifikohesh. Kombi ynë ka zemër të fortë dhe ai i ka vënë vetes një qëllim të paepur. Të frymëzuar nga kurajo e madhe që na ka karakterizuar kurdoherë, ne do të arrijmë ta realizojmë qëllimin tonë dhe do të triumfojmë.

XS
SM
MD
LG