Lidhje

Dy persona të tjerë me antraks - 2001-10-16


Edhe dy persona të tjerë janë diagnostikuar me antraksin në Shtetet e Bashkuara. Një punonjës i dytë i një gazete në Florida është diagnostikuar me antraks të rrugëve të frymëmarrjes. Edhe fëmija 7 muajshe e një punonjësi të rrjetit televiziv ABC rezulton pozitiv me një formë të antraksit të lëkurës, që është thuajse plotësisht e kurueshme. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se gjendja e personit në Florida po përmirësohet. Një koleg i tij vdiq këtë muaj nga një formë e ngjashme e antraksit. Dje, një letër me antraks u gjend në zyrën e udhëheqësit të shumicës në senat, Tom Daschle.

XS
SM
MD
LG