Lidhje

BE për bllokimin e fondeve të terroristëve - 2001-10-16


Ministrat e financave të Bashkimit Evropian po takohen sot në Luxembourg për të diskutuar propozimet që kanë si qëllim bllokimin e fondeve të terroristëve.

Ministrat pritet të shqyrtojnë masa që përfshijnë sanksione të ashpra kundër bankave dhe vendeve që dyshohet se marrin ose kanë llogari me të ashtuquajturat para të pista.

Pritet gjithashtu që ministrat të ndalojnë bankat me bazë në vendet e Bashkimit Evropian që të hapin degë në vendet që janë në listën e zezë dhe tu kërkojnë bankave të identifikojnë klientët e dyshimtë dhe të japin të dhëna për transaksionet e tyre.

Në takime të tjera, ministrat e drejtësisë dhe ata të brendshëm të Bashkimit Evropian kanë në plan të shqyrtojnë një propozim për një përcaktim të gjerë të terrorizmit në Bashkimin Evropian dhe një urdhër arresti të përbashkët për të shpejtuar procedurat e ekstradimit midis vendeve evropiane.

XS
SM
MD
LG