Lidhje

Antraksi në SHBA - 2001-10-17


Autoritetet amerikane thonë se kanë vënë re ngjashmëri në rastet e antraksit në New York dhe Washington, por nuk kanë gjetur lidhje ndërmjet këtyre rasteve dhe asaj që ata e quajnë terrorizëm i organizuar.

Autoritetet thonë se në letrat e infektuara me antraks që iu dërguan në Washington zyrës së kryetarit të shumicës së senatit, Tom Daschle dhe komentatorit të lajmeve të rrjetit televiziv NBC, Tom Brokaw, në New York kanë ngjashmëri përsa i përket shkrimit dhe vulat postare të dyja nga Trenton-i i shtetit New Jersey.

Duke folur në televizion, drejtori i zyrës së sapokrijuar për sigurinë e vendit, Tom Ridge, tha se lufta kundër bio-terrorizmit do të jetë përparësia kryesore e qeverisë gjatë javëve të ardhëshme.

XS
SM
MD
LG