Lidhje

Bombardimet do të vazhdojnë - 2001-10-17


Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Bush është i vendosur për t’i vazhduar bombardimet në Afganistan megjithë lëvizjet që thuhet se po vihen re brenda krahut të moderuar taleban për dorëzimin e mundshëm të bin Ladenit.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Bush nuk pranon të negociojë dhe vuri në dukje se ai i ka dhënë Talebanit mjaft kohë përpara bombardimeve për dorëzimin e personit të dyshuar për terrorizëm.

Të hënën, ambasadori i Talebanit në Pakistan u citua të kishte thënë se brenda Talebanit nuk ka përçarje, se ata janë të bashkuar rreth udhëheqësit të tyre Mullah Omar dhe se nuk ka ndryshim në politikën e Talebanit për të mos e dorëzuar bin Ladenin.

XS
SM
MD
LG