Lidhje

Antraksi mbyll Dhomën e Përfaqësuesve - 2001-10-18


Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara është mbyllur për disa ditë për të kontrolluar në se aty ekziston mikrobi i antraksit. Udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësusve e morën këtë vendim megjithëse homologët e tyre në senat vendosën të vazhdojnë punën sot megjithëse të paktën 30 punonjës të senatit kane rezultuar të ekspozuar me antraksin. Por tre ndërtasa të senatit u mbyllën. Masat paraprake u morrën pasi një letër që përmbante antraks u hap të hënën në zyrat e udhëheqësit të shumicës demokrate në senat, Tom Daschle. Ndërkohë zyrtarët e Qendrës për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve thanë se nga provat fillestare del se antraksi i dërguar në dy letra të tjera në New York dhe Florida ishin të të njëjtës prejardhje.

XS
SM
MD
LG