Lidhje

Kalendari Historik 18 tetor - 2001-10-18


Më 18 tetor 1965, Byroja Federale e Hetimeve bëri arrestimin e parë sipas dispozitave të një ligji të ri federale, sipas të cilit shkatërrimi dhe dëmtimi i kartës së regjistrimit për shërbim ushtarak, ishte vepër kriminale. Praktika e diegies së këtyre kartave ishte bërë një rrugë popullore në radhët e të rinjtëve për të protestuar kundër luftës në Vietnam dhe rekrutimit. Studenti universitar David Miller ishte akuzuar se më 15 tetor kishte djegur kartën e tij të regjistrimit për sherbim ushtarak gjatë një demonstrate kundër luftës në New York. Në procesin gjyqësor që u zhvillua kundër tij më 27 tetor, zoti Miller nguli këmbë se ishte i pafajshëm. Avokati mbrojtës theksoi se diegia e kartës së regjistrimit për shërbim ushtarak ishte ushtrim i lirisë së shprehjes, e cila mbrohet nga shtojca e parë e kushtetutës amerikane. Megjithatë, zoti Miller u shpall fajtor dhe u dënua me 30 ditë burgim.

Më 18 tetor 1867, në një fortesë në Alaskën lindore u ul flamuri rus dhe u ngrit flamuri amerikan. Ceremonia shënoi transferimin e pronësisë së Alaskës nga ajo ruse në atë amerikane. Në atë që mund të shihet si njëri prej transaksioneve më të leverdisshme në histori në fushën e shitblersjes së pasurisë së patundëshme, Shtetet e Bashkuara blenë një territor prej më shumë se 1 milionë e 500 mijë kilometrash katrore, duke paguar rreth 4 centë për një kilometër katror. Në bisedimet për arritjen e kësaj marrëveshjeje u angazhua sekretari i shtetit, William Seward. Shumë amerikanë mendonin se blerja e një territori kaq të madh i mbuluar me borë dhe akull ishte gabim, kështu që marrëveshja u bë e njohur si “Marrëzia e Sewardit”. Megjithatë, urtësia e treguar në këtë rast, u vertetua nga zbulimi i rezervave të mëdha të burimeve natyrore në këtë territor. Në vitin 1959 Alaska u bë shteti i 49-të i Amerikës.

XS
SM
MD
LG