Lidhje

SHBA nuk kërkon të vrasë civilë - 2001-10-18


Ashtu siç pritej, udhëheqësit Taleban të Afganistanit po përhapin qëllimisht gënjeshtra për vrasje civilësh nga goditjet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë. Talebani pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë venë në shënjestër qytetarë të pafajshëm. Ata pohojnë se janë vrarë qindra civilë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundësi të dinë saktësisht numrin e të vrarëve në Afganistan. Megjithate shifra e deklaruar nga Talebani duket se është tepër e ekzagjeruar. Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk kërkojnë të vrasin civilë, por ato janë përpjekur me çdo mënyrë që të shmangin goditjet ndaj të pafajshmëve. Shtetet e Bashkuara luftojnë terroristët ndërkombëtare, dhe të gjithë ata që ashtu si Talebani i ndihmojnë dhe strehojnë këta terroristë Shtetet e Bashkuara janë miq të popullit afgan. Kjo miqësi ka qënë e dukshme nëpër vite. Shtetet e Bashkuara ndihmuan në çlirimin e Afganistanit nga pushtimi i ashpër sovjetik, si dhe drejtuan një operacion grumbullimi ndihmash humanitare prej qindra milionë dollarësh për popullin afgan. Edhe sot, Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë afganët e uritur nëpërmjet shperndarjes së ndihmave ushqimore nga ajri. Megjithatë, ashtu siç vuri në dukje edhe sekretari i mbrojtjes Rumsfeld, është e pamundur që të kryen operacione ushtarake pa marrë jetë civilësh. Në raste të ralla, kur forcat amerikane padashur kanë qëlluar zona banimi, Shtetet e Bashkuara menjëherë kanë shprehur keqardhjen e tyre. Një shembull i tillë ishte edhe goditja aksidentalisht e një zone të banuar afër aeroportit të Kabulit në 12 tetor. Qëllimi ishte të goditej një helikopter ushtarak i Talebanit. Sipas disa njoftimeve, kjo goditje mund të ketë shkaktuar vrasjen e katër vetëve dhe plagosjen e tetë të tjerëve. Shqetësimi i Shteteve të Bashkuara ndryshon thellësisht nga moskokëçarja e terroristëve të Al-Qaidës dhe përkrahësve të tyre. Në fakt, të godasësh civilë është vetë përkufizimi i terrorizmit. Vrasja e të pafajshmëve ishte qëllimi i krimineleve të cilët goditën Qendrën Botërore të Tregëtisë me dy aeroplanë të rrëmbyer pasagjerësh, duke vrarë mijëra amerikanë të thjeshtë dhe banorë të 80 shteteve të ndryshme. Kjo është arsyeja që ka shtyrë njerëz nga e gjithë bota të bashkohen me Amerikën në luftën kundër terrorizmit. Ata e kanë të qarte se ashtu sic tha presidenti Bush ” nëse nuk dënohet ky terror, kjo mund t’u ndodh herën tjetër qyteteve dhe njerëzve të tyre.”

XS
SM
MD
LG