Lidhje

Përparime në marrëdhëniet ruso-amerikane - 2001-10-19


Gazeta The New York Times shkruan se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë afër arritjes së një marrëveshje të rëndësishme lidhur me çështje të rëndësishme, që kanë shkaktuar përçarje mes dy vendeve, planet amerikane për dislokimin e një sistemi mbrojtës nga raketat dhe zgjerimi i NATO-s.

Sipas New York Timesit, përparimi mbi këto çështje strategjike u njoftua pas një takimi dje në Shangai midis sekretarit amerikan të shtetit Colin Powell dhe homologut të tij rus, Igor Ivanov. Gazeta amerikane citon një diplomat të paidentifikuar rus të ketë thënë se takimi Powell-Ivanov krijoi kushte të favorshme për një kornizë të re në marrëdhëniet strategjike midis Washingtonit dhe Moskës. Presidenti Bush dhe presidenti rus Vladimir Putin takohen të dielën në Shangai.

XS
SM
MD
LG