Lidhje

Vazhdon evazioni izraelit - 2001-10-19


Tanket izraelite hynë në një zonë të kotrolluar nga palestinezët në afërsi të qytetit Bethlehem të Bregut Perëndimor, ndërkohë që dhuna vazhdon që nga vrasja e ministrit izraelit të Turizmit ditën e merkurë. Tanke dhe autoblinda hynë para agimit në Bethlehem dhe lagjen e tij Beit Jala, duke shkaktuar shkëmbim të rëndë zjarri. Burime të spitaleve palestineze bëjnë të ditur se të paktën 7 palestinezë u plagosën, 3 prej tyre rëndë. Në Ramallah, palestinezët thanë se një polic palestinez u vra sot në mëngjes gjatë një përleshjeje me forcat izraelite. Dhuna u intensifikua pasi tre palestinezë humbën jetën dje kur makina e tyre shpërtheu në afërsi të Bethlehemit. Deparatamenti amerikan i Shtetit i bëri thirrje Izraelit të tregojë përmabjtje në përgjigjën e tij ndaj vrasjes së ministrit të Turizmit, Rehavam Zeevi.

XS
SM
MD
LG