Lidhje

BE mblidhet për luftën kundër terrorizmit - 2001-10-19


Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Ghent të Belgjikës, për bisedime që pritet të përqëndrohen në luftën kundër terrorizmit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Evropian në të cilin bëjnë pjesë 15 vende anëtare, ka shprehur që më parë mbështetjen e tij për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara. Por disa vende kanë filluar të shprehin shqetësim për viktimat në radhët e civilëve në Afganistan.

Presidenti i tanishëm i Bashkimit Evropian, kryeministri belg, Guy Verhofstadt, thotë se Bashkimi Evropian mbështet vetëm sulmet e drejtuara kundër atyre që dyshohet të jenë terroristë. Ai vuri në dukje se Bashkimi nuk do të tërhiqet në një luftë më të gjërë.

XS
SM
MD
LG