Lidhje

Konfirmohet rasti i 6-të i antraksit - 2001-10-19


Në Shtetet e Bashkuara është konfirmuar tani se 6 njerëz janë infektuar me antraks gjatë javëve të fundit, pasi dje u gjetën edhe dy raste të tjera. Njëri rast është ai i ndihmëses së drejtuesit të programit të rrjetit televiziv, CBS, Dan Rather, në qytetin e Nju Jorkut.

Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft, tha se nuk mund të përjashtojë mundësinë se infektimet e kohëve të fundit me antraks kanë lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York dhe Pentagon. Deri tani zyrtarët e rendit nuk i kanë lidhur rastet e antraksit me sulmet terroriste. Qeveria amerikane ka ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacion që çon në arrestimin e personave që dërgojnë me postë letra me antraks.

XS
SM
MD
LG