Lidhje

Vazhdon tensioni në Lindjen e Mesme - 2001-10-22


Zyrtarët izraelitë thonë se një ushtar u vra nga një palestinez i armatosur, i cili hapi zjarr në distriktin jugor të Jerusalemit sot, duke plagosur edhe katër vetë.

Zyrtarët thonë se personi i armatosur hapi zjarr me pistoletë pa asnjë paralajmërim në një qendër tregtare në distriktin Talpiot. Forcat izraelite të sigurimit vazhdojnë të mbajnë të pushtuara edhe sot 6 qytete në Bregun Perëndimor, ndërkohë që qeveria izraelite po kërkon që udhëheqja palestineze të arrestojë personat përgjegjës për vrasjen e ministrit izraelit të Turizmit javën e kaluar.

Më shumë se 20 palestinezë dhe një izraelit janë vrarë në dhunën që pasoi vrasjen e ministrit të mërkurën. Forcat izraelite lëvizën drejt teritoreve palestineze menjëherë pas vrasjes.

XS
SM
MD
LG