Lidhje

Fillon patrullimi dypalësh në Maqedoni - 2001-10-22


Policia maqedonase filloi patrullimin e kufizuar të disa fshatrave që u morrën nën kontroll nga grupet e armatosura shqiptare në fillim të këtij viti. Nën mbikqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtare, grupe të vogla të policisë, të përbëra nga maqedonas dhe shqiptarë, patrulluan sot disa fshatra në veri të vendit.

Kthimi i policisë maqedonase në këto fshatra është pjesë planit të paqes, të hartuar nga komuniteti ndërkombëtar në muajin gusht. Plani parashikon dërgimin e patrullave të përbashkëta, shqiptare e maqedonase, në 5 fshatra kryesisht shqiptare në zonat e Tetovës dhe të Kumanovës.

Në qoftë se patrullimi në këto 5 fshatra zhvillohet në mënyrë paqësore dhe me sukses, patrullimi do të shtrihet edhe më gjerë për të përfshirë më shumë se 80 fshatra.

Marrëveshja e paqes e nënshkruar në Maqedoni në muajin gusht i dha fund kryengritjes 6-mujore të shqiptarëve që kërkonin nga qeveria më shumë të drejta për komunitetin e tyre.

XS
SM
MD
LG