Lidhje

Putin zotohet të mbështesë Aleancën Veriore në Afganistan - 2001-10-22


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar t’i japë më shumë mbështejte ushtarake Aleancës Veriore të opozitës në Afghanistan.

Zoti Putin e bëri këtë deklartë pas takimit që zhvilloi sot paradite në Taxhikistan me presidentin e vendit, Imomali Rakhmanov, dhe ish presidentin e Afganistanit, Burhanudin Rabbani, i cili u përmbys kur talebanët morrën pushtetin në Kabul në vitin 1996. Presidenti Putin tha se Aleanca Veriore mund të mbështetet në ndihmën politike dhe ushtarake të Rusisë. Ai tha gjithashtu se Moska do që t’i japë ndihmë humanitare popullit të Afganistanit.

Udhëheqësi i Kremlinit thotë se Rusia është e mendimit se Talebani duhet përjashtuar nga çdo qeveri që mund të krijohet në të ardhmen në Afganistan. Zoti Putin u ndal në Dushambe gjatë kthimit në Moskë nga takimi për bashkëpunimin ekonomik të vendeve të Azi-Paqësorit, në Shangai.

XS
SM
MD
LG