Lidhje

Kalendari Historik 19 tetor - 2001-10-22


Më 19 tetor 1765, tensioni ndërmjet Britanisë dhe kolonive të saj amerikane u rrit edhe më shumë, me miratimin e të ashtuquajturës Deklarata e të Drejtave dhe Ankesave. Delegatët nga nëntë kolonitë britanike në Amerikë e miratuan deklaratën si një rrugë për të protestuar ndaj të ashtuquajtur Akt britanik i Vulës. Delegatët bënë thirrje edhe për bojkotimin e importeve nga Britania në kolonitë amerikane, që atëherë përbënin tregun më të madh të Anglisë. Parlamenti britanik kishte miratuar Aktin e Vulës, një taksë ndaj dokumentave ligjore dhe shumicës së dokumentave të tjera publike për të ndihmuar në financimin e mbajtjes së trupave angleze në Amerikë. Akti i Vulës i dha shkas një vale protestash në kolonitë amerikane dhe thirrjes për një takim për të kërkuar lehtësime. Deklarata e të Drejtave dhe e Ankesave përmabnte 14 pika, sipas të cilave banorët e kolonive gëzonin të gjitha të drejtat që gëzonin shtetasit brtanikë, përfshi të drejta e përfaqësimit në parlament para se taksimit. Kkjo ishte mbledhja e parë ndërmjet kolonive amerikane për trajtimin e një problemi me Anglinë. Ajo u bë model për takime të tjera për të vendosur se si të reagohet ndaj politikave koloniale të Anglisë, mbledhje të cilat çuan në shaplljen e pavarësisë dhe në luftën për shkëputje.

Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi. Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e Geroge Washingtonit dhe flotës detare franceze. Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi. Ai mendonte se qendresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Gjenerali i urdhëroi ushtarët e tij të marrshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e tyre të pashpalosur në shenjë humbjeje. Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali urdhëroi bandën të luante marshin anglez me titull që i përshtatej atij rasti, “Bota është Përmbysur.

XS
SM
MD
LG