Lidhje

Kalendari Historik 21 tetor - 2001-10-22


Më 21 tetor 1879, shpikësi Thomas Edison filloi provat për një tjetër lloj filamenti për llambën e tij elektrike ndriçuese. Llamba bëri dritë për 40 orë, duke shënuar eksperimentin e parë të suksesshëm të Edisonit me llambën elektrike, pas mijëra dështimesh në provat laboratorike në Menlo Park të New Jersey-it. Çelsi i suksesit ishte përdorimi i një filamenti prej karboni të hollë sa një fije floku, e cila ndriçonte por nuk shkrihej nga nxehtësia që krijonte elektriciteti. Ai deklaroi para punonjësve të laboratorit: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëj të ndriçojë për 100 orë.” Në bazë të kësaj llambe, Edisoni filloi të punonte për ndërtimin e sistemit të parë të suksesshëm të ndriçimit, i cili pas disa kohësh do të furnizonte me energji 85 shtëpi që kompania e tij i kishte pajisur me qarqe elektrike dhe llamba ndriçimi në qytetin e New Yorkut.

Më 21 tetor të vitit 1959, dashamirët e artit dhe zyrtarët e New Yorkut festuan hapjen e Muesumit Guggenheim të Artit. Struktura e tij cilindrike u bë menjëherë objekt polemikash në Shtetet e Bashkuara për shkak se disanjoja e saj nga Frank Lloyd Wright, ishte një largim shumë i theksuar nga arkitektura tradicionale e ndërtesave të muzeumeve. Vizitorët ishin të detyruar të ecnin nëpër një korridor spiral përreth mureve të gdhendura përbrenda për të shikuar veprat e ekspozuara të artit. Muzeu Guggenheim është një nga veprat kryesore më të fundit të arkitektit Wright dhe vetëm njëra nga dy veprtat e tij në qytetin e New Yorkut. Muzeumi, të clit iu dha emri i filantropistit Solomon R. Guggenheim, është zgjeruar gjatë viteve dhe vazhdon të jetë të jetë një nga muzeumet kryesore të artit bashkëkohor të Amerikës.

XS
SM
MD
LG