Lidhje

Populli afgan u bënë qëndresë sundimtarëve të huaj - 2001-10-23


Gjatë historisë së tij, populli i Afganistanit u ka bërë rezistencë sundimtarëve të huaj. Ai po vepron kështu edhe sot duke u bërë qendresë talebanëve. Të huajt në radhët e forcave talebane përbëjnë një përqindje të madhe. Në këtë përqindje përfshihen myslimanë radikalë nga Pakistani, Uzbekistani, Kina, Filipinet, Bangladeshi, Kashmiri, Çeçenia, nga shumë pjesë të Afrikës, nga vendet arabe, që nga Algjeria në Arabinë Saudite. Së bashku me Mullŕh Mohammed Omar dhe ekstremistë të tjerë afganë, të huajt po ndihmojnë që ndaj popullit afgan të ushtrohet një sundim shtypës.

Talebanët erdhën në pushtet nga mesi i viteve 90 përmes një fushate të pamëshirshme që u përshkua nga mizori kundër civilëve afganë, veçanërisht kundër grupit etnik shiit Hazara. Duke kundërshtuar çdo zgjidhje politike me grupin më të madh të opozitës, Aleanca Veriore, talebanët vazhdojnë të zhvillojnë luftë për pushtimin e të gjithë vendit. Si rezultat, miliona afganë rrezikohen nga vdekja për shkak të urisë dhe arësyeve të tjera. Të vendosur për t’i imponuar me çdo kusht popullit afgan besimin e tyre radikal, talebanët ua kanë ndryshuar drejtimin burimeve të pamjaftueshme të vendit të cilat po shfrytëzohen për fushatën e tyre ushtarake. Forcat e ushqyera mirë talebane rrëmbejnë ndihmat ushqimore dhe humanitare, të destinuara për civilët e uritur afganë, përfshirë fëmijët.

Nga mesi i viteve 90, talebanët strehuan Usama bin Laden-in dhe rrjetin e tij terrorist, Al-Qaida. Bin Ladeni, në thelb, e ka blerë udhëheqjen talebane, në veçanti Mullŕh Omarin, për të cilin ai ka ndërtuar një shtëpi luksoze. Bin Ladeni është martuar me njërën prej vajzave të Mullŕh Omarit. Influenca e Bin Ladenit është e tillë sa që talebanët janë praktikisht një shtojcë e organizatës së tij terroriste, Al-Qaida. Në zonat e kontrolluara prej talebanëve, kanë funksionuar kampet stërvitore të Al-Qaidës e cila ka realizuar sulme terroriste. Në këto sulme përfshihen edhe ato kundër Qendrës Botërore të Tregëtisë dhe Pentagonit që shkaktuan vdekjen e më shumë se 5 mijë vetëve. Al-Qaida ka ushtruar gjerësisht terror në Afganistan. Në shtator, agjentët e Al-Qaidas vranë komandantin ushtarak të Aleancës Veriore, Ahmad Shah Masood, hero i rezistencës afgane kundër sovjetikëve.

Që talebanët janë bërë një instrument në duart e të huajve sundimtarë, kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme për shumë talebanas. Numri i dezertimeve po rritet në radhët e trupave talebane, të cilët shohin pak motive që të japin jetën duke mbrojtur Bin Ladenin dhe bashkëpunëtorët e tij terroristë. Duke vepruar kështu, ata shpëtojnë jo vetëm jetën e tyre, po edhe jetën e afganëve të panumërt që shtypen.

XS
SM
MD
LG