Lidhje

Ridge komenton mbi antraksin - 2001-10-23


Në Shtetet e Bashkuara, Drejtori i Zyrës për Sigurimin e Vendit, Tom Ridge, tha se vdekjet e dy punonjësve postarë të Uashingtonit, për të cilat u njoftua dje, ishin shkaktuar ndoshta nga antraksi.

Duke komentuar lidhur me rastet e fundit të sëmundjes vdekjeprurëse, zoti Ridge tha dje se Shtetet e Bashkuara janë në luftë kundër terrorizmit në dy fronte: brenda dhe jashtë vendit.

Dy punëtorë të tjerë të postave në Uashington janë duke u mjekuar me antibiotikë, pasi janë diagnostikuar me antraks të rrugëve të frymëmarrjes.

Ndërtesat e personelit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, do të qendrojnë të mbyllyura edhe sot, në pritje të rezultateve të testeve të antraksit atje, pas hapjes së një letre me antraks në një zyrë të Senatit javën e kaluar. Megjithatë ndërtesa e Kapitolit do të jetë e hapur dhe sot aty është planifikuar të mbahet një sesion i ligjëvënësve.

XS
SM
MD
LG