Lidhje

Qeveria zvicerane në ndihmë të Swissair-it - 2001-10-23


Qeveria zvicerane shpalli një plan me vlerë prej miliarda dollarësh për të shpëtuar industrinë ajrore të vendit, pas falimentimit financiar të kompanisë ajrore Swissair. Qeveria do të paguajë pjesën më të madhe të paketës së shpëtimit prej 2 miliardë e 650 milion dollarësh, e cila do t’i krijojë mundësi Swissair-it të mos i anulojë flurimet, të paktën deri në mars të vitit të ardhshëm kur të bëhet ristrukturimi i kompanisë. Kompania e re zvicerane do të ketë si pjesë kryesore të saj Crossair-in, një ish filiale e Swissair-it. Megjithatë, pritet që nga rreth 70 mijë punonjës që Swissair-i ka në gjithë botën, të humbasin punën 9 mijë deri në 27 mijë prej tyre.

XS
SM
MD
LG