Lidhje

Dita e 18-të e sulmeve në Afganistan - 2001-10-23


Pentagoni njofton se levizja taleban në Afganistan mund të jetë duke planifikuar të helmojë ndihmat humanitare dhe të fajësojë për rezultatet Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i departamentit të Mbrojtjes John Stufflebeem u tha gazetarëve se ky paralajmërim bëhet në përpjekje për ta bindur grupin taleban të mos e ndërmarrë njçë hap të tillë. Zëdhënësi u bëri thirrje qytetarëve në Afganistan të marrin ndihma vetëm nga agjenci, siç u shpreh ai, të besueshme.

Ndërkohë aeroplanët amerikanë vazhdojnë sot sulmet ajrore kundër pozicioneve taleban në kryeqytetine Afganistanit, Kabul dhe në veri të këtij qyteti.

Fushta ajrore në Afganistan po vazhdon për të 18-tën ditë me radhë kundër bazave ushtareke taleban dhe ato të rjetit terrorist Al-Kaida dhe për të 4-tën ditë me radhë kundër vijave të frontit taleban në veri të Kabulit. Sulmet kundër vijave të frontit u pritën me zjarr të vazhdueshëm kundër-ajror nga trupat taleban, por nuk u njoftua për dëme në aeroplanët amerikanë.

Zyrtarët amerikanë dhe të Kombeve të Bashkuara thanë se trupat taleban po zhvendosen në zona të banuara të Kabulit, duke shtuar mundësitë për viktima më të shumta mes civilëve. Agjencia e pavarur e lajmeve Afghan Islamic Press njoftoi se nga sulmet e sotme amerikane në afërsi të qytetit jugor të Kandaharit u vranë 52 civilë. Ky njoftim nuk u konfirmua nga burime të pavarura.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se po bëhet çdo përpjekje e mundur për të kufizuar viktimat civile. Zyrtarët kanë hedhur gjithashtu poshtë pretendimet e regjimit taleban se mbi 1 mijë civilë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore. Një zëdhënëse e Pentagonit shprehu keqardhje për vdekjen e viktimave në afërsi të Kabulit dhe në Herat kohët e fundit, duke thënë se bombat amerikane, që goditën zonat e banuara ishin aksidente të shkaktuara nga mosfunksionimi i sistemeve të drejtimit.

XS
SM
MD
LG