Lidhje

Përleshje të ashpra midis izraelitëve dhe palestinezëve - 2001-10-24


Përleshjet gjatë natës mes forcave izraelite dhe atyre palestineze në Bregun Perëndimor lanë të paktën 7 palestinezë të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.

Tanket dhe trupat izraelite hynë në fshatin Beit Rima gjatë natës në përpjekje për të arrestuar disa të dyshuar palestinezë. Gjatë operacionit ndërmorrën sulme në dy fshatra në afërsi të qytetit Ramallah, megjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga zonat që janë nën kontrollin e autoritetit palestinez. Të paktën një polic palestinez njoftohet se u vra ndërkohë që trupat izraelite morrën nën kontroll disa ndërtesa dhe arrestuan një numër banorësh vendas.

Po në Bregun Perëndimor, të paktën tri palestinezë u vranë nga forcat izraelite në qyttin Tulkarem dhe një palestinez u vra në përleshje me ushtarët izraelitë në një fshat në afërsi të Jerusalemit. Ushtria izraelite thotë se i ka ndërmarrë këto goditje për të shkatërruar një infrastrukturë të gjerë terroriste siç shprehet ajo. Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se ushtria ka bërë disa arrestime me shumë rëndësi.

XS
SM
MD
LG