Lidhje

APEC dënon terrorizmin - 2001-10-25


Udhëheqësit e fuqive ekonomike të Azi-Paqësorit, ku perfshihen Kina, Malajzia, Rusia dhe Indonezia, i kanë dënuar sulmet terroriste të 11 Shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara. Këto sulme shkaktuan vdekjen e më shumë se pesë mijë burrave, grave dhe fëmijëve.

Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit ose ndryshe APEK-ut, përsëriti angazhimin e tij për të ndaluar dhe shtypur të gjitha format e sulmeve terroriste si dhe kërkoi një bashkëpunim më të madh për t’i nxjerrë terroristët para ligjit. Kjo përpjekje përfshin masa financiare për të ndaluar transaksionet financiare të terroristëve, sigurim me të lartë të transportit ajror dhe detar, rregulla më të forta doganore si dhe sigurim më të madh të kufirit.

Presidenti Rus Vladimir Putin shprehu opinionin e shumë udhëheqësve të APEK-ut kur tha ”Une mendoj se asnjë nuk dyshon, që krimi i pashembullt i terroristëve kërkon përpjekje të përbashkëta për të luftuar terrorizmin. Presidenti Kinez Jiang Zemin i dënoi sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara si goditje ndaj paqes, prosperitetit dhe sigurimit të të gjithë popujve, besimeve dhe shteteve. Presidenti Bush tha se “çdo shtet duhet t’i kundërvihet tani armikut të tij ose përndryshe ai do të kthehet në objektiv të këtij armiku”.

Anëtarë të APEK-ut kanë një interes të përbashkët në përpjekjet për të shkatërruar rrjetin terrorist të Al-Kaidës, që tashmë strehohet dhe përkrahet nga regjimi Taleban në Afganistan. Terroristet e stërvitur në kampet e Al-Qaidës kanë rrëmber dhe vrarë qytetarë në Filipine, Indonezi, Malajzi, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara. Shumë nga viktimat e sulmeve të Al-Qaidës mbi Qendrën Botërore të Tregëtisë ishin qytetarë të vetë shteteve anëtare të APEKU-t

Terrorizmi i Al-Qaidës si dhe i grupeve të tjera rrezikon zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin, dy objektivat kryesore të APEK-ut. Përpjekjet e terroristëve për të zotëruar armë të shkatërrimit në masë krijojnë rrezik të madh për sigurimin si të APEK-ut ashtu edhe të shteteve të tjera në botë. Synimi i Al-Qaidës për të shfrytëzuar Islamin si justifikim për akte kriminale terroriste, ështe nje ofendim që u bëhet myslimanëve ngado.

Siç tha edhe Sekretari i Shtetit Colin Powell “Bota është bashkuar për të thënë që terrorizmi nuk mund të tolerohet dhe ata që praktikojnë terrorizmin nuk i përkasin asnjë feje. Ata janë kriminelë. Ata janë vrasës. Ata duhet të ndëshkohen”.

XS
SM
MD
LG