Lidhje

Vritet një anëtar i grupit pakistanez Harkat në Kabul - 2001-10-25


Qindra pakistanezë morrën pjesë në ceremoninë e varrimit të një militanti pakistanez që u vra gjatë bombardimeve amerikane në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul në fillim të kësaj jave.

Lajmet bëjnë të ditur se mbi 2 mijë vetë u mblodhën në Karaçi sot, duke hedhur parrulla anti-amerikane në funeralin e një prej komandantëve të grupit ekstremist Harkat-ul-Mujahedeen. Trupi i tij u fut fshehtazi në Pakistan dje, pasi autoritetet pakistaneze rezufuan të lejonin që trupat e ekstremistëve të silleshin në vend.

Të paktën 22 anëtarë të grupit Harkat u vranë kur një bombë amerikane goditi shtëpinë ku ata ishin strehuar në Kabul. Ende nuk është e qartë se pse ky grup ndodhej në Kabul.

XS
SM
MD
LG