Lidhje

Mërgimtarët politik afgan diskutojnë për qeverinë e re - 2001-10-25


Mbi 1 mije mërgimtarë politik afgan, krerë fisesh dhe përkrahës të ish mbretit Zahir Shah bënë thirrje për përfundimin e bombardimeve në Afganistan dhe për krijimin e një asambleje kombëtare që do të çonte në krijimin e një qeverie me bazë të gjerë.

Pas një takimi dy ditor në Peshawar të Pakistanit, pjesëmarrësit lëshuan një rezolutë ku i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndërpresin fushatën ajrore. Të pranishmit thanë se operacionet ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara mund të çojnë në përmbysjen e rregjimit taleban dhe mund të krijojnë një boshllëk politik, i cili po të mbushej nga ndonjë grup përmes forcës, do të çonte në gjakderddhje të mëtejshme dhe në destabilizim të mëtejshëm. Rezoluta bën thirrje për krijimin e një asambleje tradicionale kombëtare si dhe nënvizon rolin e rëndësishëm që mund të luajë ish mbreti.

XS
SM
MD
LG