Lidhje

Antraksi në Kongresin amerikan, një formë shumë e përqëndruar - 2001-10-25


Autoritetet amerikane konfirmuan njoftimin se sporet e antraksit në letrën që iu dërgua udhëheqësit të shumicës në senat Tom Daschle ishin më të rrezikshme se ato që janë gjetur në letrat e tjera të infektuara me këtë bakterie. Autoritetet thonë se sistemi shëndetësor është vënë në gjedje gadishmërie. Njoftimi u bë sot nga drejtori i Zyrës së Sigurimit Kombëtar Tom Ridge gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, mes shqetësimeve se kriza e antraksit po thellohet.

Zoti Ridge tha se antraksi që iu dërgua me postë senatorit Daschle ishte i një forme shumë të përqëndruar. Bakteriet tha ai ishin përpunuar në formë grimcash të imta që janë më të afta për të depërtuar në rrugët e frymëmarrjes duke u bërë kështu më të rrezikshme.

Ndërsa antraksi ne letrat e tjera tha ai, ishte më i trashë dhe jo aq shumë i përqëndruar.

Dy nga tri personat që kanë vdekur deri tani nga antraksi ishin punonjës të zyrave portare të Washingtonit, të cilët mesa duket kanë kaluar nëpër duar letrat e destinuara për Kongresin. Mbi 10 persona ndërkohë janë infektuar nga antraksi dhe po kurohen. Tri prej tyre janë diagnostikuar me formën më të rëndë të antraksit, atë të rrugëve të frymëmarrjes. Mbi 30 të tjerë, pas analizave reziltojnë të ekspozuar ndaj antraksit, pra që në trup u janë gjetur bakterie ntraksi, por nuk kanë kaluar në fazën e sëmundjes.

Gazetat The Washington Post dhe The New York Times citonin sot burime që thonin se sporet e antraksit të gjetura në zyrën e senatorit Tom Daschle ishin trajtuar me një lëndë kimike të sofistikuar që prodhohet vetëm nga Rusia, Iraku dhe Shtetet e Bashkuara. Lënda kimike në fjalë i ndihmon sporet e antraksit të qëndrojnë pezull në ajër, duke i bërë kështu më të afta për të kaluar në rrugët e frymëmarrjes dhe rrjedhimisht më të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG