Lidhje

Sharon diskuton kërkesën amerikane - 2001-10-25


Kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon, organizoi një takim të ministrave kryesorë të kabinetit sot për të diskutuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave izraelite nga qytetet palestineze të Bregut Perëndimor.

Izraeli hyri përsëri në 6 qytete palestineze pas vrasjes së Ministrit izraelit të Turizmit, Rehavam Zeevi javën e kaluar. Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell përsëriti dje kërkesën e Uashingtoit që Izraeli të tërheqë menjëherë forcat e tij nga zonat palestineze.

Ai i bëri gjithashtu thirrje udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat, që të bëjë gjithçka që është në kompetencën e tij për të arrestuar vrasësit dhe të ulë nivelin e dhunës. Ndërkaq, forcat izraelite janë tërhequr nga fshati palestinez, Beit Rima, ku të paktën 5 palestinezë u vranë në luftimet me forcat izraelite. Autoriteti palestinez akuzoi Izraelin për kryerjen e një masakre në Beit Rima.

XS
SM
MD
LG