Lidhje

Britania dërgon trupa në Afganistan - 2001-10-26


Britania e Madhe bën të ditur se po dërgon trupa për fushatën ushtarake kundër qeverisë taleban të Afganistanit dhe rrjetit terrorist Al-Qaida që drejtohet nga Osama Bin Ladeni. Ministri britanik i Shtetit për Forcat e Armatosura, Adam Ingram, tha sot në parlamentin e vendit se 200 komando të marinës mbretërore do të nisen me një anije luftarake për të mbështetur menjëherë operacionin. Ky grup bën pjesë në manovrat ushtarake britanike në Oman. Zoti Ingram tha se 400 komando të tjerë do të kthehen në Britaninë e Madhe dhe do të qendojnë në gjendje të lartë gatishmërue për t’u dërguar në rajon kur të jetë e nevojshme. Zoti Ingram tha se 4 mijë e 200 pjesëtarët e forcave ushtarake britanike, me anije dhe aeroplanë transporti dhe patrullimi do t’u bashkohen operacioneve, duke përforcuar ndjehsëm aftësinë ushtarake të koalicinit kudnër terrorizmit. Ndërkaq, avionët amerikanë vazhdojnë sulmet kundër objektivave të caktuara në Afgansitan. Sapas njoftimeve aeroplanë bombardues goditën bazat e dyshuara të terrositëve dhe të talebanëve në provincën lindore Paktina të vendit. Dëshmitarët citohen të kenë thënë se avionët ushtarakë bombarduan këtë javë edhe rajonin Gora Tangi, ku luftëtarët afganë besohet se kanë ndërtuar një labirinth tunelesh. Në Uashington, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha dje se forcat amerikane po bëjnë gjithçka është e mundur, siç u shpreh ai, për të gjetur dhe kapur, Osama bin Ladenin, udhëheqës të tjerë të rrjetit Al-Qaida dhe talebanët që i mbrojnë ata.

XS
SM
MD
LG