Lidhje

Pakistani ndalon dy shkencëtar fizike - 2001-10-26


Autoritetet e Pakistanit kanë ndaluar dy ish shkencëtarë të fizikës bërthamore të qeverisë për shkak të dyshimeve për lidhjet e tyre me qeveritarët talebanë të Afganistanit. Sulltan Bashiruddin Mehmood dhe Chaudry Abdul Majid u ndaluan këtë javë, kur autoritetet pakistaneze filluan hetimet mbi kontaktet e agjencisë së ndihmave të zotit Mehmood me zyrtarët talebanë. Megjithatë, agjencia franceze e lajmeve, Frans Pres, citon një zëdhënës pakistanez të ketë thënë se qeverinë nuk e shqetëson mundësia se shkencëtarët kanë dhënë sekrete bërthamore Gazeta Times e Londrës njofton sot se Osama Bin Ladeni dhe rrjeti i tij terrorist Al-Qaida posedojnë material bërthamor që mund ta përdorin në aktet terroriste kundër perëndimit.

XS
SM
MD
LG