Lidhje

Punonjësi i postës së Departamentit të Shtetit me antraks - 2001-10-26


Një punonjës poste i Departamentit amerikan të Shtetit, është viktima më e fundit e sulmeve terroriste me antraks në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët thonë se ky person që punon në një zyrë poste në afërsi të Uashingtonit është infektuar me antraks të rrugëve të frymëmarrjes, forma më vdekjeprurëse e kësaj sëmundjeje. Burimi i antraksit nuk dihet, megjithëse korrespondenca e Departamentit të Shtetit kalon më parë nëpër zyrën postare të Brentwood-it në Uashington, ku katër punonjës janë infektuar me antraks në rrugët e frymëmarrjes. Dy prej tyre kanë vdekur. Në shkallë kombëtare, javët e fundit janë konfirmuar 14 raste të prekjes nga Antraksi, duke përfshirë edhe tre të vdekur.

Ndërkaq, Drejtori i Zyrës për Sigurimin e Atdheut, Tom Ridge, tha se letra e mbushur me antraks, që i ishte adresuar udhëheqësit të shumicës në Senat, Tom Daschle në fillim të këtij muaji ishte tepër e rrezikshme. Ai tha se ai tip antraksi ishte i pastër dhe tepër i koncentruar, prandaj sporet e tij absorbohen me lehtësi nga sistemi i frymëmarrjes së individit.

XS
SM
MD
LG