Lidhje

Kalendari Historik 26 tetor - 2001-10-27


Më 26 tetor 1825, guvernatori i New Yorkut Dewitt Clinton derdhi një fuçi ujë nga Liqeni Erie në Oqeanin Atlantik në afërsi të qytetit të New Yorkut për të shënuar hapjen zyrtarisht të Kanalit Erie. Ky kanal lidhte limenjtë dhe liqenet ekzistuese ndërmjet qytetit Buffalo në buzë të Liqenit Erie dhe qytetit Albany në Lumin Hudson. Kanali bëri të mundur që mallrat të transportoheshin me mjete lundrimi përgjatë kanalit nga Buffalo për në qytetin Albany shumë më shpejt dhe më lirë krahasuar me transportin tokësor. Pasi anijet mbërrinin në Albany, mallrat dhe pasagjerët nga Perëndimi mund të lundronin drejtë jugut përgjatë Lumit Hudson dhe të arrinin në qytetin e New Yorkut.

Me fjalët, “paqja është pranë,” Këshilltari për Çështje të Sigurimit Kombëtar, Henry Kissinger theu heshtjen në bisedimet për t’i dhënë fund Luftës së Vietnamit, më 26 tetor 1972. Profesor Kissinger, këshilltari më i lartë i presidentit Nixon për çështjet të politikës së jashtme, parashikoi me optimizëm se mund të arrihej ndalim-zjarri në një sesion tjetër negociatash në Paris. Ne besojmë se paqja është pranë. Ne besojmë se arritja e një marrëveshjeje është e afërt. Ne nuk mund të dështojmë, dhe nuk do të dështojmë në ato që mbeten për të bërë. Presidenti Nixon, i cili po zhvillonte fushatë për t’u rizgjedhur, premtoi se do të arrinte atë, që ai e quajti “paqe me nder dhe jo paqe me dorëzim.” Siç u provua më vonë, optimizmi i zotit Kissinger ishte disi i tepruar, pasi u deshën edhe tre muaj të tjerë për të arritur një marrëveshje përfundimtare për paqe, e cila u nënshkrua më 27 janar 1973.

XS
SM
MD
LG