Lidhje

Aziz: Amerika dhe Britania mund të sulmojnë - 2001-10-28


Zëvendës-kryeministri i Irakut, Tariq Aziz, tha se një sulm i Shteteve të Bashkuara dhe Britania kundër vendit të tij është thjesht çështje kohe.

Në një intervistë të botuar në numrin e sotëm të gazetës Sunday Telegraf të Londrës, zoti Aziz thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Britania do ta shfrytëzojnë luftën kundër terrorizmit si pretekst për t’u përpjekur që të përmbysin presidentin irakian, Saddam Hussein.

Zyrtari irakian tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë në plan të lëshojnë 1 mijë raketa kundër 300 objekteve të Irakut. Një sulm i tillë, tha ai, do të ishte një gabim tepër i rëndë dhe nuk do të tolerohej nga bota arabe.

Zoti Aziz tha se Iraku nuk mban përgjegjësi për sulmet e tanishme me antraks në Shtetet e Bashkuara. Ai tha gjithashtu se Bagdadi i ka asgjësuar qysh në vitet 90 stoqet e tij të atraksit që mund të përdoren si armë.

XS
SM
MD
LG