Lidhje

CIA: misione të fshehta - 2001-10-28


Gazeta The Washington Post shkruan se CIA po planifikon misione të fshehta për të vrarë individë të caktuar që kanë lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Sipas gazetës në kuadër të luftës kundër Osama Bin Ladenit dhe rrjetit të tij Al-Qaida, administrata e presidentit Bush i ka dhënë CIA-s kompetenca të reja për të vrarë terroristë.

Për herë të parë organizimi i operacioneve të fshehta për vrasjen e anëtarëve të Al-Kaidës, sipas Washington Postit, është autorizuar më 1998, nga presidenti Klinton dhe tani presidenti Bush e ka zgjeruar më tej këtë urdhër.

Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card nuk pranoi të komentonte për këtë njoftim të shtypit, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të lënë gur pa lëvizur për të kapur terroristët dhe parandaluar sulme të tjera.

Që nga viti 1976, tre presidentë amerikanë kanë nënshkruar urdhëra egzekutivë për operacionet e fshehta që deri tani ishin interpretuar, si ndalim i vrasjeve të qëllimshme përmes operacioneve të fshehta. Këto urdhëra egzekutivë e kanë origjinën tek njoftimet që dolën gjatë dëshmive në Kongres në vitin 1974 për atentatet e pasuksesshme të CIA-s në vitet ’60 dhe ’70.

XS
SM
MD
LG