Lidhje

Israeli përfundon tërheqjen nga dy qytete palestineze - 2001-10-29


Ushtria izraelite tha se ka përfunduar tërheqjen nga dy qytete palestineze të Bregut Perendimor, Bethlehem dhe qyteti tjetër aty pranë, Beit Jala. Tërheqja përfundoi sot në mëngjes pa incidente pasi zyrtarët izraelit dhe palestinez u takuan dje për të diskutuar tërheqjen. Forcat palestineze të sigurimit patrullojnë tani qytetet. Tërheqja e trupave u vu dje në dyshim pasi palesitinezë të armatosur qëlluan dhe vranë pesë izraelit. Udhëheqja palestineze e dënoi ashpër incidentin dhe urdhëroi komandot e sigurimit të kapin përgjegjësit për këtë sulm. Izraeli tha se e shikon tërheqjen e sotme si provë përpara tërheqjeve në zona të tjera. Forcat izraelite hyjnë në gjashtë qytete, të kontrolluara nga palestinezët, pasi ekstremistët palestinezë vranë ministrin izraelit konservator të turizmit më 17 tetor.

XS
SM
MD
LG