Lidhje

Myslimanët janë viktima të terrorizmit - 2001-10-29


Ndoshta asnjë grup nuk ka vuajtur më shumë kohët e fundit nga terrorizmi se sa myslimanët. Dhjetra mijëra gra, burra dhe fëmijë myslimanë janë vrarë e plagosur nga terroristët radikalë islamikë. Shumë vende myslimane po vuajnë nga pasojat e paqëndrueshmërisë dhe shkatërrimit ekonomik që ka shkaktuar ky terrorizëm. Dhe si për t’i shtuar fyerjen këtyre vuajtjeve, autorët e këtyre sulmeve terroriste kundër botës myslimane pretendojnë se i bëjnë ato në amër të Islamit. Grupi terrorist Al-Qaida i Osama Bin Ladenit, që mbështet rregjimin taleban në Afganistan, është përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve, shumë prej të cilëve myslimanë nga Amerika, Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia Lindore. Por ky nuk është grupi i vetëm që vret myslimanë.

Mendohet se rreth 100 mijë persona kanë gjetur vdekjen në Algjeri që nga viti 1992 për shkak të akteve terroriste të organizatave Grupi i Armatosur Islamik Algjerian dhe Grupi Salafist për Luftë. Këto grupe kanë vrarë edhe të huaj, jo-myslimanë, por shumica e viktimave të tyre janë myslimanë të sektit Sunni. Sulmet e tyre vazhdojnë t’u marrin jetën dhjetra e qindra algjerianëve çdo muaj.

Libani u destabilizua dhe dhjetra mijëra vetë humbën jetën në vitet ’70 kryeesisht për shkak të terroristëve palestinezë që luftonin kundër forcave qeveritare jordaneze, izraelite dhe libaneze. Në Jordani, një grup që e quan veten Organizata për Rilindjen dhe Reformimin Islamik ka hapur disa herë zjarr kundër grave që shkojnë në universitet për t’i detyruar ato të veshin perçe.

Indonezia ka popullsinë më të madhe myslimane dhe vitin e kaluar në këtë vend pati një shtim të ndjeshëm të terrorizmit. Ekstremistët myslimanë dhe grupet separatiste kanë sulmuar bursën e Xhakartës, zyrat qeveritare, ambasadat e huaja, hotelet dhe firmat e naftës. Në Filipine dhe në malajzi ekstremistët myslimanë sulmojnë banorët civilë.

Në Egjipt grupi al-Gama’a al-Islamyya dhe grupi al-Xhihad luftojnë kundër qeverisë. Grupi al-Xhihad është i lidhur ngushtë me Al-Qaidan. Në krye të luftës së grupit al-Xhihad gjatë 20 vjetëve të fundit kunder qeverisë egjiptiane dhe të tjerëve është Ayman al-Zawahiri. Ai ishte pjesë e grupit që vrau presidentin egjiptuian Anwar sadat në vitin 1981. Më 1988, al-Zawahiri e bashkoi grupin e tij me atë të bin Ladenit. Të dy këta janë në listën e terroristëve më të kërkuar të qeverisë amerikane.

Këto fakte janë të mjaftueshme për myslimanët në gjithë botën që të mbështesin koalicionin kundër terrorizmit dhe të pastrojnë botën nga Osama bin Ladeni dhe soji i tij.

XS
SM
MD
LG