Lidhje

12 shkurt 2002, fillon gjyqi i Millosheviçit - 2001-10-30


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës caktoi paraprakisht 12 shkurtin e vitit të ardhshëm si datën e fillimit të gjyqit të ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç. Krye-prokurorja Carla del Ponte tha se do ti duhen 6 muaj të përgatisë të gjitha provat kundër zotit Millosheviç nën akuzat për vrasje dhe përndjekje në Kosovë në vitin 1999 dhe gati e njëjta kohë për krimet e luftës në Kroaci, duke filluar nga viti 1991. Zonja del Ponte tha sot se së shpejti ajo do të ngrejë akt-padinë kundër zotit Millosheviç nën akuzat për krime në Bosnje. Zonja del Ponte tha se do të kërkojë që të tre gjyqet të zhvillohen në kuadër të një gjyqi të vetëm për të kursyer kohë, gjë kjo që gjykatësja tha se mund të shtynte fillimin e gjyqit. Kur doli dje para gjykatës së Hagës, zoti Millosheviç përsëriti argumentin se gjyqi i tij është i paligjshëm ashtu siç ishte edhe ekstradimi i tij në gjykatë. Sipas ish presidentit jugosllav, akuzat kundër tij janë krejtësisht të fabrikuara dhe aspak të vërteta.

XS
SM
MD
LG