Lidhje

Opozita afgane kërkon sulme më të fuqishme - 2001-10-30


Përfaqësues të Aleancës Veriore të opozitës thonë se po përpiqen të përparojnë drejt disa qyteteve të rëndësishme afgane. Por ata shtojnë se sulmet e tyre nuk do të kenë sukses, në se forcat amerikane nuk i shtojnë bombardimet kundër pozicioneve të Talebanëve.

Gjatë javës së kaluar aeroplanë luftarakë amerikanë goditën trupat talebane në afërsi të qyteteve Kabul dhe Mazar-i-Sharif, si edhe pranë kufirit taxhik. Por dëshmitarët thonë se sulmet nuk i kanë shpartalluar vijat e frontit Taleban.

Gjatë orëve të fundit nuk ka pasur njoftime për inkursione të reja ajrore mbi Afganistan.

Ndërkohë zyrtarë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes thonë se Pentagoni po studion mundësinë e ngritjes së një baze komandosh brenda Afganistanit, për të ndihmuar Aleancën Veriore. Gazeta USA Today citon një zyrtar të lartë të Mbrojtjes, sipas të cilit së shpejti mund të ndërtohet një bazë, me rreth 300 komando.

Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë alternativa të ndryshme, ndërkohë që vazhdojnë luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG