Lidhje

Analistët për konfliktin Nano-Meta - 2001-10-30


Partia Socialiste e Shqipërisë po kalon një krizë të thellë për shkak të përlasjes së hapur mes kryetarit të saj Fatos Nano dhe kryeministrit Ilir Meta.

Kryetari Nano e ka kritikuar ashpër qeverinë për mënyrën e drejtimit të vendit duke paralajmëruar se në se kjo krizë nuk zgjidhet atëhere mund të shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Konflikti brenda partisë shpërtheu pas deklarimeve publike të zotit Nano për egzistencën e një krize morale brenda udhëheqësjes së partisë dhe qeverisë. Kryeministri Meta dhe pjesa dërmuese e drejtuesve të partisë iu kundërvunë ashpër kryetarit gjatë një mbledhje të forumeve drejtuese.

XS
SM
MD
LG