Lidhje

Trupa amerikane në Afganistan - 2001-10-30


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld pranoi për herë të parë praninë e trupave amerikane me uniformë brenda Afganistanit.

Zoti Rumsfeld tha se është dislokuar një numër modest trupash për të ndihmuar Aleancën Veriore të opozitës me furnizime, në aspektin e komunikimit dhe të bashkërendimit si dhe për të shënjuar objektivat në tokë që duhet të godisin aeroplanët amerikanë gjatë sulmeve të tyre ajrore.

Ai tha se këto goditje po vënë tani në shenjestër gjithnjë e më shumë trupat e Talebanit. Sot në mëngjes, aeroplanët amerikanë hodhën të paktën një bombë gjatë sulmeve të reja mbi qytetin Kandahar, që është baza e Talebanit.

Ndërkohë, rreth 1 mijë trupa të zgjedhura të opozitës janë vendosur në rajonet në veri të kryeqytetit Kabul për një ofensivë të mundëshme kundër forcave Taleban. Prania e trupave është shenja e parë e dukshme se opozita po planifikon të lëvizë drejt Kabulit.

Zhvillimet e fundit nga Afganistani

Aeroplanët amerikanë kanë bombarduar sërish në rajonet në veri të Kabulit në Afganistan si dhe në afërsi të qytetit kandahar në jug. Dëshmitarët tonë se bombardiemt në Kandahar drejtoheshin kundër objekteve ushtarake të talebanëve dhe bazave të rrjetit terorist Al-Qaida.

Autoritetet talebane thonë se 8 vetë u plagosën nga një bombë që ra në qendër të Kandaharit. Ky njoftim nuk është konfirmuar dot nga burime të pavarura.

Në rajonet në veri, aeroplanët amerikanë bombarduan vijat e fronit të forcave talebane në afërsi të aeroportit të Bagramit që kontrollohet nga opozita. Aeroporti është në afërsi të Kabulit. Po në veri bombardime ka patur edhe përreth qytetit strategjik Mazar-I-Sharif. Aleanca opozitare e Veriut thotë se po përgatitet për një ofensivë kundër forcave talebane në afërsi të Kabulit. Aleanca opozitare ka grumbullur rreth 1 mijë forca elitë në këtë rajon.

Sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld e pranoi për herë të parë se një numër i vogël forcash amerikane kanë hyrë tashmë në Afganistan për të ndihmuar forcat e Aleancës së Veriut. Trupaat amerikane tha ai, po ndihmojnë për furnizimin, komunikimin, bashkërendimin dhe drejtimin e sulmeve ajrore kundër forcave talebane.

XS
SM
MD
LG