Lidhje

Ende të paqarta bisedimet ruso-amerikane për sistemin e mbrojtjes nga raketat - 2001-11-01


Ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov tha se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të arritur një marrëveshje kompromisi mbi raketat strategjike në një takim të ardhshëm të nivelit të lartë janë të parakohshme.

Ministri i jashtëm rus i bëri këto komente sot në Moskë pasi u pyet rreth një artikulli të gazetës së djeshme amerikane The Washington Post, që kishte shkruar mbi këtë çështje. Në këtë artikull thuhej se presidenti Bush dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ka të ngjarrë të arrijnë një marrëveshje për shkurtimin e arsenaleve të armëve bërthamore në nivelet e kërkuara nga Rusia, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin planet e tyre për krijimin e një sistemi mbrojtës nga raketat, sistem ky që kudërshtohet nga Moska.

Zoti Ivanov tha se diskutime të vështira vazhdojnë para takimit të nivelit të lartë, që fillon më 13 nëntor këtu në Washington. Këshilltarja për Çështjet e Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Rice, tha dje se të dy vendet po bëjnë prëparim të vazhdueshëm mbi këtë çështje, por paralajmëroi se nuk duhen mbajtur shpresa për arritjen e marrëveshjeve të shpejta.

XS
SM
MD
LG