Lidhje

Kongresi forcon ligjet për sigurimin e aviacionit - 2001-11-01


Pritet që Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan të votojë sot për një projektligj për sigurimin e aviacionit i cili ka për qëllim t’i bëjë udhëtimet me aeroplan më të sigurta pas sulmeve teroriste të 11 shtatorit. Ligjëvenësit do të votojnë mbi 2 versione të këtij ligji.

Njëri është i njëjtë me atë që e ka miratuar Senati sipas të cilit punonjësit që kontrollojnë bagazhin do të ishin punonjës federalë. Versioni i dytë lejon që këtë punë ta kryejnë firmat private ashtu siç është bërë deri tani. Presidenti Bush është kundër versionit të parë që këtë punë ta kryejnë punonjës federalë, por ka lenë të kuptohet se nëse ky ligj i paraqitet për miratim ai do ta nënshkruajë atë.

XS
SM
MD
LG