Lidhje

Turqia do të ndihmojë në fushatën kundër terrorizmit - 2001-11-01


Turqia, anëtarja e vetme e NATO-s me popullsi kryesisht myslimane, tha se do të kontribojë me forca speciale për të ndihmuar në fushatën kundër terrorizmit të udhëhequr na Shtetet e Bashkuara, në Afganistan. Në deklaratën që lëshoi zyra e Kryeministrit Bulent Ecevit, thuhet se një njësi forcash speciale prej rreth 90 ushtarësh do të kryejë misione vëzhgimi, do të ndihmojë në luftën kundër terroristëve dhe do të mbështesë operacionet humanitare. Në deklaratë thuhet gjithashtu se vendimi për të dërguar trupa u mor pasi ushtria turke dhe udhëheqja politike e vendit vlerësuan me kujdes gjendjen, si dhe detyrimet e vendit si anëtar i NATO-s dhe kërkesën e Shteteve të Bashkuara që Turqia të ndihmojë në fushatën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG